Telegrafi

Chelsea nuk këndellet nga humbja ndaj Arsenalit, mposhtet edhe nga Bournemouthi

Nathaniel Clyne në tentim për të ndalur Mateo Kovacicin (Foto: Dan Mullan/Getty Images/Guliver)

Pas humbjes ndaj Arsenalit, Chelsea është mposhtur edhe nga Bournemouthi me rezultat 4-0 në Ligën Premier.

Blutë mbajtën topin dukshëm më shumë, por vendasit ishin konkret në ato pak raste.

Në 45 minutat e parë kishte raste për gol nga të dy anët, por goli mungoi.

Festa e Joshua King (Foto: Warren Little/Getty Images/Guliver)

Me të filluar pjesë e dytë shënoi Joshua King (47′), ndërsa epërsinë e thelloi David Brooks (63′).

Goli i qetësisë për vendasit u shënua në minutën e 74 nga King, i cili me këtë rast i dha fund edhe shpresës së skuadrës së Maurizio Sarrit për pikë nga kjo ndeshje. Sa për statistika në kohën shtesë shënoi edhe Charlie Daniels.

Joshua King dhe Nathaniel Clyne (Foto: Warren Little/Getty Images/Guliver)

Pas kësaj humbje Chelsea renditet në vendin e katër me 47 pikë, kurse Bournemouthi në pozitën e dhjetë me 33 pikë.

Në xhiron e radhës Blutë luajnë ndaj Huddersfieldit, ndërsa Bournemouthi me Cardiffin. /Telegrafi/