Pas humbjes ndaj Arsenalit, Chelsea është mposhtur edhe nga Bournemouthi me rezultat 4-0 në Ligën Premier.
Blutë mbajtën topin dukshëm më shumë, por vendasit ishin konkret në ato pak raste.
Në 45 minutat e parë kishte raste për gol nga të dy anët, por goli mungoi.
Me të filluar pjesë e dytë shënoi Joshua King (47′), ndërsa epërsinë e thelloi David Brooks (63′).
Goli i qetësisë për vendasit u shënua në minutën e 74 nga King, i cili me këtë rast i dha fund edhe shpresës së skuadrës së Maurizio Sarrit për pikë nga kjo ndeshje. Sa për statistika në kohën shtesë shënoi edhe Charlie Daniels.
Pas kësaj humbje Chelsea renditet në vendin e katër me 47 pikë, kurse Bournemouthi në pozitën e dhjetë me 33 pikë.
Në xhiron e radhës Blutë luajnë ndaj Huddersfieldit, ndërsa Bournemouthi me Cardiffin. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=eoOi3gxS-K0