Chelsea nuk ka arritur të këndellet as në xhiron e dytë të Ligës Premier, pasi është ndaluar në ‘Stamford Bridge’ nga Leicester City me rezultat 1-1.
Skuadrës londineze iu dashen vetëm shtatë minuta lojë që ta kalonte në epërsi, derisa golin e realizoi mesfushori i talentuar Mason Mount.
Pjesa e parë përfundoi me epërsinë e The Blues, mirëpo në të dytë ‘Dhelprat’ ishin një tjetër skuadër.
Leicesteri arriti ta barazonte rezultatin në 1-1 me anë të Wilfried Ndidit (67’), pas asistimit që mori nga James Maddison.
Maddiso dhe Jamie Vardy kishin raste të qind për qindta për gol, mirëpo nuk arritën t’i konkretizonin ato.
Chelsea nga ana tjetër rrezikoi me anë të Willianit që u inkuadrua në vend të Christian Pulisic, mirëpo goditi pjesën e jashtme të portës.
Skuadra londineze pas xhiros së dytë ka arritur ta grumbullojë vetëm një pikë, ndërsa në takimin tjetër do të udhëtojë te Norwichi. /Telegrafi/
https://twitter.com/STREQM1/status/1163114018141347842
GOAL Chelsea 1-1 Leicester (66 mins)
Wilfred Ndidi gets the equaliser. He rises highest in the box to head James Maddison's corner home#CHELEI
— Winksy❤️👹 (@Winksy10) August 18, 2019