Telegrafi

Chelsea nuk gabon ndaj Brightonit

Festa te goli i Eden Hazard (Foto: Mike Hewitt/Getty Images/Guliver)

Pas fitores ndaj Manchester Cityt, Chelsea ka vazhduar me fitore në Ligën Premier, këtë herë duke triumfuar ndaj Brighton & Hove Albion me rezultat 1-2.

Skuadra e Maurizio Sarrit ishin më të mirë dhe kjo ishte një fitore e merituar për Blutë.

Chelsea e fitoi mirë dhe goli i parë kështu erdhi në minutën e 17-të nga Perdo pas asistimit Eden Hazard.

Festa te goli i Pedros (Foto: Mike Hewitt/Getty Images/Guliver)

Në minutën e 33-të ishte Hazard ai që shënoi pas asistimit të Willianit.

Rastin e parë për gol në pjesën e dytë e kishte Marcos Alonso (64′), por spanjolli nuk arriti. Dy minuta pas kësaj vendasit shënuan me anë të Solomon March.

March rrezikoi nga fundi i ndeshjes, por nuk arriti të mposhtë portierin Kepa Arrizabalaga.

Eden Hazard momente para golit të fitores (Foto: Mike Hewitt/Getty Images/Guliver)

Pas kësaj fitore Chelsea vazhdon në vendin e katër me 37 pikë, shtatë më pak se Manchester City që është lider aktual. Brightoni renditet në vendin e 13-të me 21 pikë.

Ndeshja e ardhshme e skuadrës së Sarrit është kundër Leicester Cityt, kurse Brightoni luan ndaj Bournemouthit. /Telegrafi/