Site icon Telegrafi

Chelsea nuk gabon, fiton ndaj Crystal Palace dhe vazhdon t’i qëndrojë hije Cityt

Alvaro Morata duke festuar golin me Pedron (Foto: Richard Heathcote/Getty Images/Guliver)

Chelsea ka vazhduar me fitoren e dytë radhazi në Ligën Premier, këtë herë fitoi ndaj Crystal Palaces me rezultat 3-1.

Blutë ishin më të mirë dhe kjo ishte një fitore e merituar për skuadrën e Maurizio Sarrit.

Chelsea shënoi me rastin e parë serioz, ishte Alvaro Morata që shënoi në minutën e 32-të.

Festa e Alvaro Morata te goli i parë (Foto: Richard Heathcote/Getty Images/Guliver)

Në minutën e 53-të shënoi Andros Townsend, i cili barazoi rezultatin në 1-1.

Ishte Morata ai që riktheu epërsinë e Blutëve në 2-1 në minutën e 65-të, ndërsa pas pesë minutave Pedro e shënoi golin e qetësisë.

Pas kësaj fitore Chelsea renditet në vendin e dytë me 27 pikë, dy më pak se Manchester City, ndërsa ka pikë të njëjta me Liverpoolin.

Marcos Alonso gjatë një duli me Andros Townsend (Foto: Richard Heathcote/Getty Images/Guliver)

Crystal Palace vazhdon në pozitën e 14 me tetë pikë, kurse në xhiron e ardhshme do të luajnë ndaj Tottenhamit.

Chelsea në xhiron e 12-të në Ligën Premier do të luajnë kundër Evertonit. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=a3qmgO8slCA

https://www.youtube.com/watch?v=8N5m25tb5P0

https://www.youtube.com/watch?v=y-UoKKJjims

https://www.youtube.com/watch?v=X1Dg9ouNNFc

Exit mobile version