Chelsea nuk është e interesuara në transferimin e Kylian Mbappes nga Paris Saint-Germain, raporton El Nacional.
The Blues tashmë kanë disa lojtarë në pozicionin ku luan francezi dhe nuk duan të investojnë aty.
Thënë hapur, fituesi i Kupës së Botës është aktualisht lojtari më i pëlqyer dhe shumë skuadra të mëdha i duan shërbimet e tij.
Kontrata e tij me PSG-në skadon në fund të këtij sezoni dhe ai nuk ka shfaqur interesim për ta rinovuar atë.
Real Madridi është favoritë për t’i marrë shërbimet e tij, mirëpo duhet të bind lojtarin me një pagë të majme.
Në garë për Mbappen është edhe Liverpooli, por që nëse ai vendos të lë largohet nga skuadra parisienë si i lirë, atëherë shumë klube do t’i vihen nga pas. /Telegrafi/