Telegrafi

Chelsea nuk dorëzohet për Llorente

Chelsea ka bërë ofertë prej 15 milionë funte për sulmuesin e Swansea City, Fernando Llorente.

Lajmin e bënë të ditur Daily Telegraph, që shkruan se Antioni Conte ende e pëlqen lojtarin.

Chelsea e ka kërkuar sulmuesin edhe në janar, por që nuk ishte arritur marrëveshja.

Conte dhe Llorente kanë punuar së bashku te Juventusi.

Chelsea është në kërkim edhe të një sulmuesi edhe pse aktualisht kanë dy të tillë si Alvaro Morata dhe Michy Batshuayi. /Telegrafi/