Site icon Telegrafi

Chelsea nuk di të fitojë në shtëpi, barazim me Crystal Palace 

Chelsea dhe Crystal Palace kanë barazuar me rezultat 1-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë të Ligës Premier.  

Fillimi i ndeshjes ishte i njëjtë për të dy skuadrat, që nuk rrezikuan edhe aq shumë. 

Chelsea kishte dy raste të mira me Noni Madueken, por ai nuk arriti të gjejë rrjetën. 

Në minutën e  25-të,  Cole Palmer asistoi te Nicolas Jackson që shënoi për 1-0. 

 

Edhe fillimi i pjesës së dytë i takoi Chelseat, por Levi Coeil nuk arriti të shënojë. 

Crystal Palace arriti t’i barazojë shifrat në 1-1 në minutën e 54-të, me golin e Eberechi Eze. 

 

Deri në fund rezultati nuk ndryshoi dhe dy skuadrat u desh të pajtohen me barazimin.  

Chelsea ka 4 pikë nga tri ndeshjen, ndërsa kjo ishte pika e parë për Crystal Palace. /Telegrafi/  

Standings provided by Sofascore
Exit mobile version