Chelsea ka shënuar fitore edhe në xhiron e tretë në Ligën Premier.
The Blues kanë triumfuar para shikuesve të vetë në stadiumin “Stamford Bridge” kundër Burnleyt me rezultat të pastër 3-0.
Vendasit te dy golat e fitores i shënuan në 45-minutshin e parë, ndërsa në pjesën e dytë vetëm sa e menaxhuan rezultatin, transmeton Telegrafi.
Mesfushori me tipare sulmuese, Eden Hazard kaloi në epërsi skuadrën përmes një supergoli në minutën e dhjetë të ndeshjes.
Megjithëse vazhduan të sulmonin portën e Burnleyt, tre minuta para përfundimit të pjesës së parë Chelsea shënoi edhe golin e dytë.
Kësaj radhe autor i golit ishte mesfushori brazilian, Willian, i cili goditi fuqishëm topin dhe e mposhti portierin, Heaton.
Në pjesën e dytë skuadra e Antonio Contes u tregua e kujdesshme dhe herë pas here krijonte raste.
Dy të tilla vlen të theksohen të John Terryt (57’) dhe Eden Hazard (63’), por të cilat nuk u konkretizuan me gol.
Kur pritej takimi të përfundonte në skenë doli, Victor Moses, i cili shënoi golin e tretë dhe të fitores së Chelseat me rezultat 3-0.
Pas kësaj fitore, Chelsea zë pozitën e parë të renditjes tabelore me nëntë pikë, ndërsa Burnley gjendet në vendin e 14-të të Ligës Premier. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=0v23hDBau7I
https://www.youtube.com/watch?v=63OQ7HNb06Q