Chelsea nuk ka arritur të triumfojë në xhiron e 19 të Ligës Premier.
Londinezët kanë barazuar pa gola si mysafirë të skuadrës së Evertonit, e cila nuk po di për humbje në gjashtë xhirot e fundit.
Pjesa e parë ishte mjaft e shterpë, ku 45 minutat e para përfunduan me disa gjysmëraste.
I vetmi rast që vlen të theksohet ishte i Tiemoue Bakayoko, i cili nuk arriti të mposht portierin e mysafirëve.
Edhe në pjesën e dytë loja pothuajse ishte identike pasi që nuk u realizua asnjë gol.
Me të filluar pjesa e dytë të besuarit e Antonio Contes kishin një rast të mirë, por Marcos Alonsos nuk u tregua i saktë para portierit Jordan Pickford.
Eden Hazard pati një rast të mirë në të 80 minutë por arriti të konkretizoj një gjysmërast të krijuar në afërsi të golit të kundërshtarëve.
Deri në fund të ndeshjes më nuk pati gola dhe kështu takimi përfundoi me rezultatin më së paku të dëshiruar për tifozët, 0-0.
Pas kësaj, Chelsea zë pozitën e dytë të renditjes tabelore me 39 pikë ndërsa Everton mbetet në të nëntën me 26 sosh. /Telegrafi/