Telegrafi

Chelsea në vend të tretë

Chelsea filloi furishëm takimin, duke kaluar në epërsi në minutat e hershme të takimit me golin e Didier Drogbas që u ndihmua nga Nicolas Anelka (6’).

Mysafirët ishin skuadër dukshëm më e mirë gjatë gjithë takimit, por një asistim i Michel Salgados, bëri që El Hadji Diouf të shënojë për 1-1 dhe rezultatin përfundimtar të takimit (70’).

Chelsea nuk arriti të shënojë golin e fitores deri në fund duke bërë që ndeshja të përfundonte me barazim.

Pas këtij barazimi, Blutë e shohin veten në pozitën e tretë me 65 pikë, katër më pak se United në pozitën e parë, dhe dy më pak se Arsenali në pozitën e dytë. Duhet përmendur që Chelsea ka një ndeshje më pak të zhvilluar se rivalët për titull. /Telegrafi/