Site icon Telegrafi

Chelsea në shok, dhjetë ditë para finales së Ligës së Kampionëve

Chelsea është në ankth, dhjetë para se të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve.

The Blues u takuan me Leicesterin në kuadër të javës së 37-të me Leicesterin, aty ku ishte një takim i vështirë.

Edhe pse fituan 2-1 në shtëpi, Chelsea mori lajmin e hidhur nga N’Golo Kante që u detyruar të lëshonte fushën.

Ishte minuta e 32-të e takimit, kur mesfushori francez lëshoi fushën për Mateo Kovacicin.

Ende nuk është bërë e qartë nga klubi londinez se sa serioz është lëndimi i Kantes dhe a do të mungojë për në finale.

Lexo po ashtu Veprim fantastik i pronarit të Manchester Cityt për finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Chelseat

Më 29 maj, Manchester City dhe Chelsea takohen në Estadio do Dragao në Portugali, e natyrisht se është një takim i madh për të dyja skuadrat.

Kante tashmë njihet një lojtar që ka rol kyç në lojën e bluve dhe mungesa e tij mund t’i sjell kokëdhimbje Thomas Tuchelit. /Telegrafi/

Exit mobile version