Site icon Telegrafi

Chelsea në kërkim të një sulmuesi, por jo vetëm që shënon gola

Chelsea asnjëherë nuk e ka pasur problem shpenzimin e parave, madje kur dihet që pronari i ri, Todd Boehly, ka investuar më shumë se një 1 miliardë euro që kur mori drejtimin e klubit në vitin 2022.

Qasja e tyre në afatin kalimtar ka qenë mjaft interesante, duke nënshkruar me yje të mëdhenjë të futbollit botëror, por edhe me talentë të rinj nga Evropa dhe më gjerë. Ky numër i madh i futbollistëve të transferuar ka ndikuar që shumë prej tyre të mos përshtaten në një sistem të caktuar ose strukturë taktike.

Një skuadër që ka shënuar tetë gola në dy ndeshjet e tyre të fundit në Ligën Premier në kushte normale do të ishte brenda top katërshes në renditjen tabelare, andaj është disi e çuditshme që ata po kërkojnë një sulmues teksa afati kalimtar i janarit po afrohet në horizont.

Lexo po ashtu Probleme të mëdha për Man City dhe Chelsea, rrezikojnë rënien nga Liga Premier

Chelsea shpreson të nënshkruajë një sulmues ‘më të kompletuar’ për të përforcuar sulmin e tyre, pasi një i tillë iu ka munguar shpeshherë këtë sezon. Ky lajm vjen vetëm disa muaj pasi dy herë kampionët e Evropës shpenzuan 30 milionë euro për të sjellë Nicolas Jackson në “Stamford Bridge” nga Villarreali.

Ani pse ai ka shënuar shtatë gola në këtë edicion të ri të garave, senegalezit në shumë raste i ka munguar finalizimi, duke bërë që bordi i klubit të synojë nënshkrimin me një sulmues tjetër.

Gazetari Ben Jacobs ka raportuar se “Blutë e Londrës” do të lëvizin për një sulmues gjatë janarit, vetëm në rast se ai i plotëson kërkesat e tyre. Pra, së pari nëse ka një çmim të arsyeshëm dhe nëse i përshtatet stilit të lojës së tyre.

Lexo po ashtu Transferimi i radhës nga Chelsea mund të jetë më i madhi në histori të Bluve, sinjale pozitive nga lojtari

“Unë mendoj se burimet e Chelseat e kanë bërë gjithmonë të qartë se ata nuk do të nxitojnë për të nënshkruar me një sulmues dhe kjo do të thotë se mund të ndodhë në janar, por nëse jo, do të bëhet gjatë verës. Kjo është pjesërisht për shkak të besimit te Jackson dhe Armando Broja dhe pjesërisht për faktin se ata nuk e kanë parë ende ndikimin e Christopher Nkunkut”, ka thënë Jacobs.

“Ai ka të ngjarë të shënojë gola dhe të arrijë shifra dyshifrore. Jackson është duke u zhvilluar në rrugën e duhur, andaj ndoshta Chelsea mund të presë deri në vitin 2024 për të parë se si do të zhvillohet skuadra e tyre aktuale”, përfundoi ai./Telegrafi/

Exit mobile version