Telegrafi

Chelsea në kërkim të fitores së dytë në Ligën Premier, përballë ka Sheffieldin – formacionet zyrtare

Janë publikuar formacionet zyrtare në mes të Chelsea dhe Sheffield Unitedit në kuadër të javës së katërt në Ligën Premier.

Ndeshja që fillon në ora 16:00, do të zhvillohet në stadiumin ‘Stamford Bridge’, e që The Blues cilësohen si favorit.

Në këtë përballje, skuadra londineze do të jetë pa lojtarët si, Recce James, Ruben Loftus-Cheek dhe Pedro Rodriguez, që janë të lënduar.

Nga ana tjetër, Sheffieldi do të jetë pa Kean Bryan, që po ashtu është i lënduar.

Formacioni startues i Chelseat: Kepa, Azpilicueta, Zouma, Tomori, Emerson, Jorginho, Kovacic, Pulisic, Barkley, Mount, Abraham.

Formacioni startues i Sheffieldit: Henderson, O’Connell, Egan. Basham. Baldock, Stevend, Freeman, Norwood, Lundstram, Robinson, Mcburnie. /Telegrafi/