Telegrafi

Chelsea në gjysmëfinale të League Cup

Në takimin e zhvilluar në Elland Road, Luciano Becchio i kaloi vendasit në epërsi (37’) dhe ky ishte goli i vetëm në pjesën e parë.

Porsa filloi pjesa e dytë (47’), Juan Mata e barazoi rezultatin, ndërsa më pas Branislav Ivanovic krijoi epërsinë e parë për mysafirët (65’).

Victor Moses ishte realizues i golit të tretë të Bluve (66’), për të vazhduar me golin e katërt Eden Hazard (81’) dhe Fernando Torres me golin e pestë (83’).

Me këtë fitore, Chelsea u bashkohet tre gjysmëfinalistëve të tjerë, Aston Villas, Bradford Cityt dhe Swansea City. /Telegrafi/