Mbrojtësi i Evertonit, John Stones, është njëri ndër më të kërkuarit në këtë afat kalimtar që po vjen.
Anglezi ka treguar formë të mirë duke tërhequr vërejtjen e shumë skuadrave si brenda ashtu edhe jashtë Anglisë.
Chelsea mbetet skuadra më e interesuar, ndërsa edhe verën që shkoi i kishte bërë tri oferta.
Por për Stonesin në garë është futur dhe Manchester City, pasi lojtari pëlqehet nga Pep Guardiola. / Telegrafi/