Chelsea ka marrë fitoren e parë në ndeshje miqësore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Londinezët janë përballur me skuadrën meksikane Club America të cilën e ka mposhtur me rezultat të thellë 3-0.
Vetëm pas tre minutave lojë, Christophe Nkunku realizoi nga penallti për 1-0.
A dominant performance! 👏@FICO_Corp | #BluesInTheUSA pic.twitter.com/r2dxQWKo61
— Chelsea FC (@ChelseaFC) August 1, 2024
Në minutën e 21-të, dy përforcimet e londinezëve Dewsbury-Hall dhe Marc Guiu ishin në aksion me anglezin që asistoi dhe spanjollin që shënoi për 2-0.
Krejt në fund të ndeshjes, Christophe Nkunku fitoi një penallti dhe Madueke realizoi për 3-0.
Chelsea do t’i zhvilloj edhe tre ndeshje miqësore deri në fillim të kampionatit anglez Ligës Premier.
Londinezët do të përballen me 3 gusht me Man City, me 7 gusht ndaj Real Madridit dhe më 11 gusht kundër kampionëve të Italisë, Interit.