Telegrafi

Chelsea në fronin e kampionit të Ligës Premier (Video)

Chelsea ka fituar titullin e kampionit të Ligës Premier.

“The Blues” kanë triumfuar si mysafirë të skuadrës së West Bromvich Albion me rezultat minimal 1-0, e cila gjë ka bërë që edhe matematikisht të sigurojë titullin e kampionit pasi që ka dhjetë pikë më tepër se vendi i dytë Tottenahm Hotspurs, i cili ka edhe tre ndeshje më pak.

Të besuarit e trajnerit Antonio Conte kanë dominuar gjatë gjithë ndeshjes, por që nuk kanë arritur të tundin rrjetën e skuadrës së njohur për mbrojtje të fortë WBA në 45 minutshin e parë.

Të vetmin rast që e krijoi Chelsea në pjesën e parë ishte në minutën e 33, por që nuk mundi ta shfrytëzojë këtë moment Cesc Fabregas.

Edhe në pjesën e dytë liderët aktual të ligës elitare angleze, por që arritën të tregohen të suksesshëm para portës së kundërshtarëve vetëm në dhjetë minutat e fundit.

Paraprakisht, Victor Mosses (‘47) dhe Fabregas (‘51) u shfaqën të rrezikshëm ndërsa një rast të mirë për vendasit e kishte Naser Chadli (‘73).

Por, Michy Batshuyi ka realizuar golin e epërsisë për Chelsean në minutën e 80 pas një aksioni të gjatë të londinezëve.

Deri në fund më nuk pati gola dhe kështu takimi përfundoi me rezultat 1-0.

Pas kësaj fitoreje, Chelsea mbetet në pozitën e parë me 87 pikë ndërsa WBA ka 45 sosh dhe gjendet në vendin e tetë. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=_5WvjjB3mYU