Telegrafi

Chelsea në finale të Kupës FA

Pasi pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me një penalti të paakorduar për Aston Villan, e dyta i takoi plotësisht ekipit blu.

Didider Drogba ishte ai që i dha avantazhin ekipit të Carlo Ancelottit (67’), ndërsa dy gola të tjerë u shënuan në minutat e fundit të ndeshjes nga Florent Malouda (89’) dhe Frank Lampard (95’).

Fitorja e kualifikon Chelsean në finale të Kupës FA ku për kundërshtar do të ketë fituesin nga takimi tjetër Tottenham-Portsmouth, ndeshje e cila zhvillohet nesër. /Telegrafi/