Telegrafi

Chelsea në çerekfinale të Carabao Cup (Video)

Chelsea ka shënuar edhe një fitore në kuadër të Carabao Cup.

“The Blues” triumfuan para shikuesve të vetë në “Stamford Bridge” kundër Evertonit me rezultat 2-1, e cila i solli edhe çerekfinalen në këtë trofe.

Kenedy me një goditje akrobatike

Pjesën e parë vendasit ishin më të mirë dhe kjo i solli golin e parë në këtë takim, i cili njëherazi ishte i vetmi.

Ishte qendër mbrojtësi i Antonio Rudiger, i cili realizoi golin e parë për skuadrën e Chelseat, që nga koha kur u transferua nga Roma.

Gjermani shënoi gol me kokë në të 26 minutë pas një harkimi të bukur të Charly Junior Musonda.

Futbollistët në dy luftim: Ethan Ampadu i Chelseat dhe Tom Davies i Evertonit

Edhe në pjesën e dytë të besuarit e trajnerit Antopnio Conte vazhduan të dominojnë në ndeshje.

Megjithatë, raste më tepër kishte skuadra e Evertonit përmes Aaron Lennon (‘69), Phil Jagielkas (‘70) dhe Ademola Lookman (’77, ‘81), por të cilat i shpërdoruan.

Në anën tjetër, të vetmin rast që e kishin brenda 45 minutshit të dytë e kishte Michy Batshuayi në të 79 minutë.

Por, në kohën shtesë u realizuan dy gola. Fillimisht, William ngriti epërsinë në të 93 minutë dhe dy minuta më pas Calvert-Lewin vulosi rezultatin përfundimtar, atë prej 2-1 për Chelsean.

Në këtë formë, Chelsea siguroi një biletë për në çerekfinalen e Carabao Cupit. /Telegrafi/