Site icon Telegrafi

Chelsea në bisedime për rikthimin e Terryt

Klubi anglez, Chelsea është i gatshëm të mirëpres rikthimin e ish-kapitenit të tyre, John Terry.

Gjatë ditës së mërkurë u lajmëruar se mbrojtësi anglez ka refuzuar një ofertë nga skuadra ruse, Spartak Moska.

Oferta thuhej se ishte mbi tre milionë euro, por refuzimi i saj nga Terry erdhi si shkak i asaj që ai i cilësoi si arsye familjare.

Lexo po ashtu Terry refuzon ofertën e Spartakut prej 3.36 milionë eurosh për shkak të familjes

Aston Villa gjithashtu është e interesuar në ri-nënshkrimin e 37-vjeçarit, i cili sezonin e fundit djersiti fanellën e skuadrës nga Villa Park.

Terry ka fituar shumë trofe me Chelsean

Tani, Terry ka si opsion edhe rikthimin te ish-skuadra e tij, Chelsea, por kësaj radhe në rolin e trajnerit në Stamford Bridge.

Sipas mediumit anglez The Sun, Blutë shpresojnë të përfshijnë legjendën e klubit si trajner në skuadrën e të rinjve, ashtu sikurse Steven Gerrard që filloi te Liverpooli.

Lexo po ashtu Guardiola përgëzon Gerrardin për detyrën e re, inkurajon edhe Lampardin, Terryn dhe Scholesin të bëhen trajnerë

Gerrard e nisi te skuadra e të rinjve të Liverpoolit dhe tani ka marr punë si trajner të skuadra skoceze, Rangers.

Edhe ish-shoku i tij i skuadrës Frank Lampard tani është trajner dhe ka marrë hapin e parë në karrierë duke u emëruar te skuadra nga Championship, Derby County. /Telegrafi/

Exit mobile version