Chelsea ka zhvilluar një ndeshje miqësore me Borussia Dortmundin ku luajtën baras 1-1.
Megjithatë kjo miqësore ka lënë shije të hidhur në kampin londinez, pasi Christopher Nkunku ka pësuar një lëndim dhe vetëm pas 22 minutave lojë është larguar nga fusha.
Sulmuesi francez i cili është transferimi më i shtrenjtë i londinezëve këtë verë u lëndua gjatë një dueli me mbrojtësin gjerman Matts Hummels.
E për lëndimin e Nkunkus ka folur edhe trajneri i Chelseat, Mauricio Pochettino duke thënë se janë në pritje të kontrolleve të reja për francezin.
“Mjekët po e kontrollojnë atë dhe shpresoj se nuk është një problem i madh. Ai u lëndua në aksion që ishte ndoshta një penallti dhe ndjen diçka në gju, por shpresojmë se nuk është asgjë e madhe”, konfirmoi Pochettino.
Pochettino updates on Nkunku's injury. 💬#BluesInTheUSA
— Chelsea FC (@ChelseaFC) August 3, 2023
“Shpresojmë që ai të kthehet shpejt me ekipin. Na duhen disa ditë për ta vlerësuar atë. Ndoshta fusha ishte një faktor në dëmtimin”.
“Kemi marrë disa rreziqe sepse fusha nuk është perfekte sepse ambientet përdoren për një sport tjetër. Megjithatë, ne nuk do të fajësojmë fushën për dëmtimin. Për mua ishte fat i keq”, deklaroi Pochettino. /Telegrafi/