Chelsea nuk ka arritur më shumë se një barazim 2-2 ndaj Burnleyt në një paraqitje heroike të portierit kosovar Aro Muric.
Pas 20 minutave lojë vendasit kaluan në epërsi, por goli i mbrojtësit Disasi u anulua për shkak të lojës me dorë.
Burnley mbeti me një lojtar më pak në fushë në minutën e 40-të, kur mbrojtësi i djathtë Assignon u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua.
Cole Palmer realizoi nga penalltia për t’i dhënë epërsinë Chelseat 1-0.
Up at half-time! 😁#CFC | #CheBur pic.twitter.com/w3HoCi19ic
— Chelsea FC (@ChelseaFC) March 30, 2024
Me të filluar pjesa e dytë mysafirët barazuan me Cullen që realizoi gol në minutën e 47-të.
Megjithatë pas një aksioni shumë të mirë, Sterling asistoi te Cole Palmer i cili doli përballë portierit kosovar Arijanet Muric duke shënuar për 2-1.
Por mysafirët nuk u dorëzuan dhe tre minuta më vonë barazuan gjithçka falë golit nga O’Shea për 2-2.
It ends all square.#CFC | #CheBur pic.twitter.com/VV4YUn2iDI
— Chelsea FC (@ChelseaFC) March 30, 2024
Deri në fund Chelsea tentoi të gjente golin e fitores, por ishte e pamundur përballë Aro Muric që bëri një ndeshje të jashtëzakonshme.
Chelsea me këtë pikë mbetet në pozitën e 11-të me 40 pikë, derisa Burnley janë të parafundit në tabelë me 18 sosh.
Në ndeshjen e ardhshme Chelsea luan sërish në shtëpi ndaj Manchester United, derisa Burnley pret Wolverhamptonin. /Telegrafi/