Chelsea nuk ka arritur ta mposhtë Southamptonin në Stamford Bridge në ndeshjen që përfundoi pa gola (0-0).
Blutë e Londrës ishin dominues në këtë takim, duke krijuar raste të shumta shënimi. Megjithatë, mysafirët u mbajtën mirë dhe arritën që të rezistojnë.
Chelsea vazhdoi me sulmet dhe nuk lejoi ndonjë befasi, por as nuk realizoi golin e fitores.
Deri në fund nuk pati ndryshime në rezultatin 0-0 dhe Chelsea nuk gjeti dot fitoren.
Blutë kështu vazhdojnë negativisht luftën për kreun e tabelës me 44 pikë në vendin e katërt, tri më pak se Manchester City (në vend të tretë), katër më pak se Tottenham Hotspur (në vendin e dytë) dhe 10 më pak se Liverpooli që mban vendin e parë në tabelën e Ligës Premier.
Skuadra e Maurizio Sarrit në xhiron tjetër takohet me Newcastle Unitedin.
Nga ana tjetër, Southamptoni po lufton për mbijetesë, pasi që ndodhet në zonën e rrezikut (në vend të 18-të) me 16 pikë të arkëtuara pas 21 xhirosh.
Në xhiron e ardhshme, skuadra e Ralph Hasenhuttl luan kundër Evertonit. /Telegrafi/