Site icon Telegrafi

Chelsea ndalet në shtëpi nga Evertoni

Morata - Mina (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Chelsea ka barazuar me rezultat 0-0 ndaj Evertonit në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të në Ligën Premier.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të Bluve, por edhe me nervozizëm nga të dyja skuadrat, pasi gjyqtari ndau plot pesë kartonë të verdhë.

Rastet më të mira ishin ai i Bernard (12′) dhe dy raste nga Marcos Alonso (24′, 42′), por që asnjëra goditje nuk e gjeti cakun.

Pjesa e parë ishte shumë e tensionuar (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Në pjesën e dytë, Chelsea vazhdoi dominimin dhe shpeshtoi rastet për të gjetur golin e epërsisë.

Në minutën e 60-të, Willian pati rastin më të mirë deri tani në ndeshje, por nuk arriti ta konkretizojë.

https://twitter.com/MorataAm9/status/1061645239188905985

Blutë gjetën golin në minutën e 72-të me anë të Alvaro Moratas, por ky gol u anulua shkaku i pozitën jashtë lojës.

Deri në fund të ndeshjes, pati edhe disa raste nga të dyja skuadrat, por rezultati mbeti i pandryshuar dhe ndeshja përfundoi me rezultatin që nisi.

Willian humbi rastin më të mirë (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Pas këtij barazimi, vendasit kanë 28 pikë në vendin e tretë, teksa Evertoni renditet në vendin e nëntë me 19 pikë.

Në ndeshjen e radhës, Chelsea udhëton te Tottenham Hotspur, ndërsa Evertoni e pret në shtëpi Cardiff Cityn. /Telegrafi/

 

Exit mobile version