Telegrafi

Chelsea ndalet edhe nga Evertoni

Mysafirët nga Liverpooli kaluan të parët në epërsi pas 12 minutash lojë, kur një top i harkuar në zonë gjeti kokën e Louis Saha, që dërgoi topin në rrjetën pas një pasigurie të portierit Petr Cech.

Por vendasit u përgjigjën menjëherë duke shënuar dy gola të shpejtë. Ishte Didier Drogba ai që barazoi në minutën e 18-të të takimit, ndërsa pas pesë minutash tjera Nikolas Anelka çoi Chelsean në epërsi.

Pjesa e parë megjithatë u mbyll me barazim 2-2 falë golit të shënuar nga Yakubu Aiyegbeni në minutën e pestë shtesë (45’).

Pjesa e dytë e ndeshjes solli edhe dy gola të tjerë, me Didier Drogba që shënoi golin e tij të dytë duke rikthyer epërsinë e Chelseat (59’) dhe me Saha në anën tjetër që shënoi golin e barazimit (63’)./Telegrafi/