Site icon Telegrafi

Chelsea me mungesa të mëdha kërkon fitore ndaj Norwichit – formacionet zyrtare

Chelsea dhe Norwich City i kanë publikuar formacionet zyrtare për sfidën që luhet në kuadër të javës së nëntë në Ligën Premier.

Ndeshja që fillon në ora 13:30,do të luhet në stadiumin ‘Stamford Bridge’, me The Blues që janë favoritë.

Për këtë sfidë, Chelsea nuk mund të llogaris në dy sulmuesit e tyre kryesor, Romelu Lukaku dhe Timo Werner, që janë të lënduar.

Standings provided by SofaScore LiveScore

Në anën tjetër, Norwichi di të jetë pa Byram, dhe Zimmermann që po ashtu janë të lënduar, derisa Billy Gilmour nuk paraqitet shkaku i marrëveshjes së shkëmbimit.

Formacioni bazë i Chelseat: Mendy, Chalobah, Silva, Rudiger, Chilwell, Kovacic, Jorginho, James, Hudson-Odoi, Havertz, Mount.

Formacioni bazë i Norwichit: Krul; Hanley, Kabak, Gibson; Aarons, Lees-Melou, McLean, Normann, Giannoulis; Pukki, Sargent. /Telegrafi/

Exit mobile version