Telegrafi

Chelsea mund ta ketë eliminuar Porton – mirëpo pranuan gol në stilin ‘alla Ronaldo’

Chelsea arriti të eliminonte Porton në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, mirëpo pësoi humbje.

The Blues fituan me rezultat të përgjithshëm 2-1, e që skuadra portugeze nuk i lëshoi edhe aq lehtë të kalonin në gjysmëfinale.

Skuadra nga veriu i Londrës kishte fituar takimin e parë me lehtësi prej dy golash, derisa në të dytin pranoi një gol të çmendur.

Lexo po ashtu "Ishte kënaqësi ta shikoni Chelsean të luftonte" - Tuchel i lumtur me atë çfarë pa te lojtarët e tij

Kur kishin kaluar minutat shtesë të takimit, Mehdi Taremi pranoi një asistim nga bashkëlojtari, e që më pas lëshoi një goditje të bukur.

Eduard Mendy i Chelseat mbeti i shtangur nga goditja gërshërë e anëtarit të Portos, por që ky gol fantastik nuk i ndihmoi ata që të kalonin tutje. /Telegrafi/