Chelsea arriti të eliminonte Porton në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, mirëpo pësoi humbje.
The Blues fituan me rezultat të përgjithshëm 2-1, e që skuadra portugeze nuk i lëshoi edhe aq lehtë të kalonin në gjysmëfinale.
Skuadra nga veriu i Londrës kishte fituar takimin e parë me lehtësi prej dy golash, derisa në të dytin pranoi një gol të çmendur.
Kur kishin kaluar minutat shtesë të takimit, Mehdi Taremi pranoi një asistim nga bashkëlojtari, e që më pas lëshoi një goditje të bukur.
Eduard Mendy i Chelseat mbeti i shtangur nga goditja gërshërë e anëtarit të Portos, por që ky gol fantastik nuk i ndihmoi ata që të kalonin tutje. /Telegrafi/
https://twitter.com/taremito/status/1382077272509808652