Chelsea ka kaluar në fazën e parë të ligës në Ligën e Konferencës, përkundër se pësoi disfatë 2-1 në ndeshjen e dytë në udhëtim te Servette.
Blutë kaluan tutje falë rezultatit të përgjithshëm, duke triumfuar 3-2.
Chelsea shënoi e para, kur Christopher Nkunku realizoi nga penalltia në minutën e 14-të.
Putting us in front. 👏#CFC | #UECL pic.twitter.com/FZ75adbL2z
— Chelsea FC (@ChelseaFC) August 29, 2024
Por, Servette i barazoi shifrat në 1-1 me golin e Jeremy Guillemenot (32’), me një asistim nga Kutesa.
Me kaq edhe përfundoi pjesa e parë, ndërsa në të dytën kishte shumë gabime nga mbrojta e skuadrës londineze.
Enzo Crivelli e ndëshkoi Chelsean me një goditje me kokë në minutën e 72-të, për epërsinë e skuadrëz zvicerane, 2-1.
GOAL 🥅 | SERVETTE 2-1 CHELSEA| Enzo Crivelli
Servette take the lead!!!
— GOAL 🥅! (@fcgoal_) August 29, 2024
Servette mund të kishte shënuar së paku edhe një gol tjetër, por që nuk arriti t’i konkretizonte rastet dhe ta qonte ndeshjen në penallti.
Chelsea kalon në fazën e parë të ligës në Ligën e Konferencës, ndërsa nesër (30 gusht) do të mësojë emrat e kundërshtarëve. /Telegrafi/