Telegrafi

Chelsea mposhtet në shtëpi nga Nottingham Foresti

Chelsea ka pësuar humbje 1-0 në shtëpi nga Nottingham Foresti në kuadër të javës së katërt në Ligën Premier.

Pjesa e parë ishte e qetë për nga numri i rasteve për gol, me dy skuadrat që tentuan të gjenin hapësira për të kaluar në epërsi.

Rastin e vetëm serioz në 45 minutat e parë e kishte Taiwo Awoniyi (26′), por që goditja e tij shkoi jashtë porte.

Në pjesën e dytë, Forest ishte më kërkues dhe shënoi qysh në start.

Ishte Awoniyi, ai që asistoi te Anthony Elanga, që e mposhti me lehtësi Robert Sanchez.

Chelsea tentoi që me disa zëvendësime të merrte së paku një pikë, mirëpo mysafirët u mbajtën mirë deri në fund dhe ia dolën t’i merrnin pikët e plota.

Pas javës së katërt, Chelsea ka vetëm katër pikë nga 12 të mundshme, ndërsa në xhiron e pestë do të ketë punë me Bournemouthin. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore