Chelsea është mposhtur në shtëpi nga Brentfordi me rezultat 2-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 10-të në Ligën Premier.
Blutë e Londrës janë kthyer te humbjet pas dy fitoreve dhe një barazimi, pasi u mposhten nga Brentfordi në Stamford Bridge.
Pjesa e parë e ndeshjes e karakterizua me dominim të vendasve, të cilët krijuan shumë raste, por pa arritur të gjejnë rrjetën dhe ekipet shkuan në pushim me rezultat 0-0.
Level at the break. #CheBre pic.twitter.com/hy6fGJn56y
— Chelsea FC (@ChelseaFC) October 28, 2023
Në pjesën e dytë, Chelsea e pati posedimin, por rastet i takuan mysafirëve, të cilët shënuan dy herë dhe morën fitoren.
Goli i parë në ndeshje erdhi në minutën e 58-të me anë të Ethan Pinnock, i cili shënoi për 0-1, ndërsa Bryan Mbeumo në minutat shtesë vulosi fitoren 0-2.
West London is ours again 💪 pic.twitter.com/MLQKMwOTOq
— Brentford FC (@BrentfordFC) October 28, 2023
Pas kësaj fitore, Brentfordi kalon në pozitën e dhjetë me 13 pikë, ndërsa Chelsea një pozitë më poshtë me 12 pikë.
Në ndeshjen e radhës, Chelsea udhëton te Tottenhami, ndërsa Brentfordi e pret në shtëpi West Hamin. /Telegrafi/
Brentford take the lead against Chelsea. https://t.co/fB63Hlj11v
— Gooner Eurychus 🇰🇪⚽ (@Gooner_Eurychus) October 28, 2023
Brentford leave Stamford Bridge with all 3 points! 🔥 https://t.co/HWOQOB2Gf4
— EPL Bible (@EPLBible) October 28, 2023