Chelsea është mposhtur në shtëpi nga Bournemouthi me rezultat 0-1 në kuadër të javës së 17-të në Ligën Premier.
The Blues e dominuan pjesën e parë, por që nuk arritën t’i konkretizonin rastet, me mysafirët që rrezikonin herë pas here.
Frank Lampard në 45 minutëshin e dytë bëri disa ndryshime në formacion, por që në fund dolën që të jenë të pavlefshme.
Bournemouthi zhvillonte një lojë shumë të kujdesshme dhe dilte përpara me kundërsulme.
Momenti më kryesor i ndeshjes ishte në minutën e 84-të, atëherë kur Dan Gosling shënoi golin e vetëm të takimit.
Pas javës së 17-të Chelsea gjendet në pozitën e katërt me 29 pikë, ndërsa në xhiron e 18-të do të takohen me Tottenham Hotspurin e Jose Mourinhos. /Telegrafi/
https://twitter.com/D9INE_CHAMPION_/status/1205891374135926784