Chelsea ka fituar me vështirësi ndaj Bournemouthit me rezultat 2-1 në çerekfinale të Carabao Cup.
Skuadra e Arsene Wengerit ka vazhduar me formë të lartë edhe në Carabao Cup ku ka siguruar kalimin në gjysmëfinale pas fitores ndaj Bournemouthit.
Pjesa e parë e takimit ishte e barabartë, me të dyja skuadrat që krijuan nga disa raste, por ishin vetëm vendasit që gjetën golin.
Ishte sulmuesi brazilian, Willian, i cili përmbylli me sukses një aksion të bukur në minutën e 13-të, ku pas asistimit te Cesc Fabregas shënoi për 1-0 dhe me këtë gol skuadrat shkuan në pushim.
Në pjesën e dytë, u zhvilluar një lojë monotone me shumë ndërhyrje dhe kartonë të verdhë për të dyja skuadrat.
Për gjatë 45 minutave të dytë asnjëra skuadër nuk arriti të krijojë ndonjë shans të mirë deri në minutat e fundit, ku ranë dy gola të shpejtë.
Fillimisht ishte Dan Gosling, i cili barazoi në minutën e 90-të për 1-1, ndërsa në minutën e parë shtesë ishte Alvaro Morata që shënoi për 2-1 dhe siguroi fitoren e Chelseat.
Në gjysmëfinale të Carabao Cup, Blutë do të takohen ndaj rivalëve të tyre lokal, Arsenalit, të cilët kanë eliminuar West Hamin. /Telegrafi/
https://twitter.com/fcchelseaturkey/status/943572731852881920