Chelsea ka shënuar fitore ndaj Leicester Cityt me rezultat 2-1 në kuadër të javës së 37-të të Ligës Premier.
Ndeshja ishte shumë e rëndësishme pasi të dy skuadrat po luftojnë për një vend në Ligën e Kampionëve për edicionin e ardhshëm pasi edhe Liverpooli është futur fuqishëm në garë.
Pjesa e parë edhe pse kishte shumë raste dhe dy gola të anuluara, u mbyll me rezultat të barbarët.
https://www.youtube.com/watch?v=gf_9gMz0p6Y
Me të filluar pjesa e dytë Chelsea e gjeti golin në minutën e 47-të me Antonio Rudiger për 1-0.
Në minutën e 66-të Chelsea fitoi penallti që u kthye në gol nga Jorginho për 2-0.
https://www.youtube.com/watch?v=6GBoOZzfnwo
Leicester krejt çka bëri ishte të kthehet në lojë në minutën e 76-të me Kelechi Iheanachon për 2-1.
https://www.youtube.com/watch?v=v6njoFomZCw
Me këtë fitore Chelsea ka bërë një hap të madh drejt Ligës së Kampionëve, ndërsa Leicester rrezikon shumë pasi Liverpooli me fitore do të zë vendin e katërt, pasi me pikë të barabarta është më i mirë në ndeshjet e ndërsjella. /Telegrafi/