Telegrafi

Chelsea mposht Leedsin dhe bëhet lider në Ligën Premier

Chelsea ka fituar me rezultat 3-1 ndaj Leeds në kuadër të javës së 11-të në Ligën Premier.

Ndeshja ishte e bukur dhe me raste të shumta, sidomos nga londinezët që ishin më të mirë.

Por goli i parë në ndeshje u shënua nga mysafirë dhe atë që në minutën e katërt.

Kalvin Phillips pason te Patrick Bamford i cili e zë në kundër kohë portierin Mendy për të shënuar për 1-0.

 

Chelsea ishte rast të mirë të barazonte në minutën e 10-të, por Timo Werner humb rast që nuk humbet nga dy metra qëllon shtyllën.

Gli i barazimit erdhi në minutën  e 27-të. Reece James asistoi për Olivier Giroud i cili nga afër shënon për 1-1.

 

Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ndërsa në të dytë Chelsea ishte edhe më kërkues.

Në minutën e 61-të vendasit gjetën golin e epërsisë.

Kurt Zouma u gjend në zonë më së mirë, duke goditur topin me kokë për 2-1.

 

Chelsea kishte rast të mirë me Werner pas golit, por edhe kësaj radhe ai nuk ishte i saktë.

Krejt në kohën shtesë gjermani asistoi bukur për Pulisic që shënoi për 3-1.

 

Chelsea me këtë fitore është lider në Ligën Premier me 22 pikë. /Telegrafi/