Site icon Telegrafi

Chelsea mposht kampionin aktual (Video)

Pas humbjes ndaj Tottenhamit, Chelsea i është kthyer fitoreve në Ligën Premier duke fituar ndaj Leicester Cityt me rezultat 0-3.

Mysafirët ishin të uritur për fitore dhe kështu ata dominuan takimin nga fillimi deri në fund.

Goli i parë erdhi nga Marcos Alonso në minutën e gjashtë pas një asistimi nga Eden Hazard dhe me rezultatin 0-1 përfundoi pjesa e parë.

Alonso shënoi edhe një herë në minutën e 51-të, kurse goli fundit u shënua nga Pedro pas 20 minutash.

Chelsea vazhdon në vendin e parë me 52-të pikë, kurse Leicesteri në pozitën e 15-të më 21 pikë.

Ndeshja e ardhshme e Bluve është ndaj Hull Cityt. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=klnYncwDvl0

Exit mobile version