Chelsea ka shënuar fitore ndaj Evertonit me rezultat 2-0 në kuadër të javës së 28 në Ligën Premier.
Ndeshja ishte e luftuar në pjesën e parë ku nuk munguan rastet nga të dyja anët.
Chelsea gjeti eprsinë në minutën e 31-të, kur goditja e Kai Havertz u devijua nga Ben Godfrey për të përfunduar në rrjetë për 1-0.
https://twitter.com/POLONIUM_TV/status/1368994303083741188
Vetëm disa minuta më vonë rast të mirë kishte edhe Marcos Alonso, por goditja e tij përfundoi jashtë.
Në pjesën e dytë Chelsea shtoi presionin duke rrezikuar me Alonson, por as kësaj radhe nuk kishte fat.
Back underway. Big half coming up!
🔵 1-0 🍬 [46'] #CHEEVE pic.twitter.com/dIzyEQ5hCo
— Chelsea FC (@ChelseaFC) March 8, 2021
Havertz gjeti rrjetën në minutën e 54-të, por që u anulua nga VAR pasi gjermani kishte luajtur me dorë.
Në minutën e 64-të, Chelsea fitoi penallti, ku nga pika e bardhë doli të jetë i saktë Jorginho për 2-0.
https://twitter.com/ah_vii_/status/1369007425257373700
Edhe pse kishte disa raste deri në fund rezultati nuk ndryshoi, ndërsa Chelsea mori një fitore të madhe, që e mban në vendin e katërt me 50 pikë, katërt më shumë se Evertoni që është një vend më poshtë. /Telegrafi/