Chelsea ka fituar me rezultat minimal 1-0 në shtëpi ndaj Fulhamit në ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të në Ligën Premier.
Ekipi i Mauricio Pochettinos ka vazhduar me fitore duke marrë të tretën radhazi apo të katërtën në pesë ndeshjen e fundit dhe duke vazhduar ngjitjen në tabelën e klasifikimit.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua lojë më të mirë të vendasve, të cilët përveç rasteve arritën të shënojnë edhe një gol.
Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutat shtesë dhe ishte Cole Palmer, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë për epërsinë 1-0.
One up! 😁#CFC | #CheFul pic.twitter.com/YgFJSrozyG
— Chelsea FC (@ChelseaFC) January 13, 2024
Në pjesën e dytë, u zhvillua lojë më e barabartë, pasi mysafirët tentuan disa herë të barazonin shifrat.
Megjithatë, edhe përkundër rasteve nga të dyja skuadrave, portat mbeten të paprekura dhe Chelsea në fundi u gëzua fitores 1-0 dhe tri pikëve të radhës.
Four home #PL wins on the bounce! 🫡#CFC | #CheFul pic.twitter.com/7XIknEdZQV
— Chelsea FC (@ChelseaFC) January 13, 2024
Pas kësaj fitore, Chelsea ngjitet në pozitën e tetë me 31 pikë, ndërsa Fulhami renditet i 13-ti me 24 pikë.
Në ndeshjen e ardhshme, Blutë udhëtojnë te Liverpooli, ndërsa Fulhami e pret Evertonin. /Telegrafi/
WHAT A GOAL BY COLD PALMER 🥶🥶https://t.co/M8QYvOsGik
— TROJAN🖕🏽 (@iamthatNegro) January 13, 2024