Chelsea ka shënuar fitore në kuadër të xhiros së 34-t të Ligës Premier.
Londinezët triumfuan si mysafirë të skuadrës së Burnleyt me rezultat minimal prej 2-1.
Gjatë gjithë ndeshjes për asnjë çast The Blues nuk kanë rrezikuar fitoren dhe tashmë i janë afruar edhe më tepër zonës së Ligës së Kampionëve.
Alvaro Morata nuk arriti të realizoi gol në të 12 minutë, por për epërsinë e skuadrës së trajnerit Antonio Contes, përkujdeset Kevin Long i vendasve që shënoi autogol në të njëzet minutë.
Edhe në vazhdim Morata kishte dy raste për shënim të golave, por që nuk arriti të realizoi gol në portën e portierit Pope.
Pas humbjes së njëpasnjëshme të rasteve, erdhi edhe ndëshkimi për skuadrën e trajnerit italian.
Ishte Ashley Barnes, ai i cili barazoi rezultatin në të 64 minutë pas një pasimi të saktë të islandezit, Johann Gudmundssonit.
Por, pesë minuta më vonë mysafirët e rikthyen epërsinë Victor Mosesit, i cili mori një asistim të saktë nga ana e Emersonit.
Deri në fund të takimit më nuk pati gola dhe kështu ndeshja përfundoi me fitoren e të kaltërve me rezultat 2-1.
Pas kësaj, Chelsea mbetet në vendin e pestë të renditjes tabelore të ligës elitare angleze me 63 pikë ndërsa Burnleyt mbetet në pozitën e shtatë me 52 pikë.
Theksojmë se Tottenham Hotspur ka 68 pikë dhe pozicionohet në vendin e katërt të tabelës së Ligës Premier. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=0hNkPMNyOxo
https://www.youtube.com/watch?v=31d1UvMrEQg
https://www.youtube.com/watch?v=gUHEj6NGXZ8