Chelsea ka mohuar pretendimet se klubi është në shitje pasi u shfaqën thashethemet se pronari Roman Abramovich po kërkon në mënyrë aktive një blerës serioz.
Rusi, të cilit iu mohua një vizë e re për të hyrë në Mbretërinë e Bashkuar në maj, ka bërë gati stadiumin e ri të të klubit dhe hodhi poshtë një ofertë për të blerë gjatë verës Chelsean nga Sir Jim Ratcliffe, njeriu më i pasur i Britanisë.
Megjithatë, Sunday Times raportoi se Abramovich është i gatshëm të shesë klubin dhe thjesht po pret për një ofertë më të madhe.
Ata pretendojnë se Abramovich ka angazhuar bankën amerikane të investimeve Raine Group për të kërkuar interes nga investitorët në Kinë, SHBA dhe Lindjen e Mesme.
Ata janë të njëjtit specialist që ndihmuan pronësinë e Manchester Cityt në Abu Dhabi që të shesë 13% të aksioneve të investitorëve kinezë tre vjet më parë dhe ka të ngjarë të ketë interes të madh për blerjen e Chelseat.
Abramovich kërkon më shumë se dy miliardë funte për klubin, i cili pothuajse do të trefishojë blerjen më të shtrenjtë në historinë e futbollit, kur familja Glazzer bleu Manchester Unitedin për 790 milionë funte.
Por, sipas The Mirror, Chelsea janë të bindur se klubi nuk është në shitje dhe këmbëngulin që Abramovich është ende i angazhuar pavarësisht se nuk është në gjendje të vizitojë Stamford Bridge.
Miliarderi rus kohëve të fundit bleu një apartament prej 30 milionë funtesh në perëndim të Londrës, ndërsa Chelsea ka investuar shumë gjatë verës, duke thyer rekordin e tyre të transferimit për të nënshkruar me Kepa Arrizabalaga.
Megjithatë, ka interes të madh nga jashtë për blerjen e klubeve të Ligës Premier, me pronarët e Liverpoolit, Fenëay Sports Group, që refuzuan së fundi një ofertë prej dy miliardë dollarësh nga një sheik i Abu Dhabit. /Telegrafi/