Site icon Telegrafi

Chelsea mezi fiton kundër Watfordit (Video)

Chelsea ka shënuar fitore në xhiron e dytë të Ligës Premier.

Chelsea ka fituar si mysafirë në stadiumin ‘Vicarage Road’ kundër Watfordit me rezultat 2-1.

Deri tek fitorja skuadra e Antonio Contes është dashur të djersitur shumë, pasi që ishin në disavantazh.

Megjithëse te dyja skuadrat e kërkuar rrugën e golit në pjesën e parë, rrjetat heshtën përgjatë 45 minutshit të parë, transmeton Telegrafi.

Por, në pjesën e dytë Watford dhe Chelsea arritën të tundin rrjetat e ekipeve repsektive.

Fillimisht, Watford kaloi në epërsi përmes një supergoli të Etienne Capoue. Ky i fundit me një goditje të fuqishme në minutën e 55-të takimit mposhti Thibaut Courtois.

Por, më pas gjithçka foli në dobi të skuadrës së Chelseat, e cila arriti të shënojnë dy gola dhe të marrë tre pikë të vlefshme.

Michy Batshuayi shënoi për skuadrën e trajnerit Antonio Conte dhjetë minuta pra përfundimit të ndeshjes.

Edhe në minutat në vazhdim skuadra e Chelseat e kërkoi rrugën e golit, të cilën e shënuan dy minuta para përfundimit të takimit.

Ishte Cesc Fabregas që dërgoi një pasim të saktë në drejtim të Diego Costas, i cili realizoi golin e fitores të Chelseat me rezultat 2-1.

Pas kësaj fitore, Chelsea zë pozitën e tretë me gjashtë pikë, ndërsa Watford gjendet në të 12-tën. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=i8Y_yfAcn2U

https://www.youtube.com/watch?v=nIonOcoDQ14

Exit mobile version