Chelsea ka fituar në udhëtim te Luton Town me rezultat 3-2 në ndeshjen e vlefshme për javën e 20-të në Ligën Premier.
Ekipi i Mauricio Pochettinos ka filluar të stabilizohet duke marrë edhe fitoren e dytë radhazi në kampionat.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të Bluve, të cilët përveç rasteve të shumta, shënuan edhe dy gola.
Goli i parë erdhi në minutën e 12-të nga Cole Palmer, i cili shënoi për 0-1, ndërsa Noni Madueke shënoi në minutën e 37-të për epërsinë 0-2.
Great half, Chels! 😁#CFC | #LutChe pic.twitter.com/0ZohWx5tLi
— Chelsea FC (@ChelseaFC) December 30, 2023
Në pjesën e dytë, Chelsea filloi përsëri më mirë duke sulmuar dhe shënuar edhe golin e tretë, por vendasit u kthyen në lojë duke shënuar dy gola në fund dhe duke ‘dridhur’ Chelsean.
Fillimisht ishte Palmer (70’), i cili shënoi për 0-3, ndërsa për vendasit shënoi Ross Barkley (80’) për 1-3 dhe Elijah Adebayo (86’) për rezultatin përfundimtar 2-3.
Victory on the road! 😁#CFC | #LutChe pic.twitter.com/w6ZM4f7RzJ
— Chelsea FC (@ChelseaFC) December 30, 2023
Pas kësaj fitore, Chelsea e sheh veten në pozitën e 10-të me 28 pikë, ndërsa Luton renditet në vendin e 18-të me 14 pikë.
Në ndeshjen e radhës, Blutë luajnë në shtëpi ndaj Fulhamit, teksa Lutoni udhëton te Burnley. /Telegrafi/
This isn’t even composure, this is taking the piss from Cole Palmer https://t.co/fl8xBNoDv6
— Project Football (@ProjectFootball) December 30, 2023