Telegrafi

Chelsea merr fitoren e parë me Tuchel, triumfon lehtësisht ndaj Burnleyt

Chelsea ka marrë fitoren e parë në kampionat me trajnerin e ri Thomas Tuchel.

Londinezët kanë triumfuar me rezultat të pastër 2-0 në Stamford Birdges, në një takim ku në të dyja pjesët u realizua nga një gol.

Chelsea dominoi nga fillimi i ndeshjes deri në fund të saj, derisa goli i parë erdhi në minutën e 40-të.

Callum Hudson-Odoi asistoi për mrekulli te kapiteni Cesar Azpilicueta i cili shënoi me një goditje të fuqishme për 1-0.

Me epërsinë minimale të vendasve përfunduan 45 minutat e para të kësaj sfide.

Chelsea vazhdoi dominimin edhe në 45 minutat final të takimit, kur shënoi edhe një gol tjetër në minutën e 84-të.

Christian Pulisic asistoi për mrekulli te Marcos Alonso i cili shënoi një gol fantastik për 2-0.

Kjo ishte fitorja e parë e Chelseat me trajnerin gjerman Thomas Tuchel.

Me këto tri pikë, Chelsea ngritët në vendin e shtatë në tabelë me 33 pikë, derisa Burnley mbetet në vendin e 16-të me 22 pikë.

Ndeshjen e ardhshme Chelsea do të luaj derbin londinez me Tottenham Hotspur, derisa Burnley pret liderin aktual Manchester City. /Telegrafi/