Chelsea ka fituar derbin e Londrës në udhëtim te Tottenham Hotspur me rezultat minimal 0-1.
Ishte një ndeshje shumë e luftuar nga të dyja skuadrat, por që në fund u vendos nga një gol i mysafirëve.
Minuta e 24-të e ndeshjes ishte vendimtare, kur Eric Dier shkaktoi penallti.
London: so, so BLUE. 💙#TOTCHE pic.twitter.com/M4c4umvWoj
— Chelsea FC (@ChelseaFC) February 4, 2021
I saktë nga pika e bardhë ishte mesfushori brazilo-italian, Jorginho që shënoi golin e vetëm në ndeshje për 0-1.
Të dyja skuadrat në vazhdim të ndeshjes patën raste të mira, por që më gola nuk pati dhe Chelsea rrëmbeu tri pikë të arta nga kjo ndeshje.
https://www.youtube.com/watch?v=FTqPK2QHl-c
Fitorja Chelsean e ngrit në pozitën e gjashtë në tabelë me 36 pikë të tubuara dhe e afron njëkohësisht afër pozitave që i dërgojnë skuadrat në Ligën e Kampionëve për edicionin e ardhshëm.
Në anën tjetër Tottenham mbetet në vendin e tetë në tabelë me tri pikë më pak se rivali lokal.
Ndeshjen e ardhshme Tottenham do ta luajë përsëri në shtëpi ku do të pres West Bromvich Albion.
Ndërkohë Chelsea do të jetë mysafirë i skuadrës së fundit në tabelë Sheffield United. /Telegrafi/