Site icon Telegrafi

Chelsea merr fitore të mundimshme në shtëpi ndaj Newcastles

Chelsea ka triumfuar ndaj Newcastles në kuadër të javës së 29-të në Ligën Premier, pasi fituan 1-0.

Pjesa e parë nuk është se prodhoi raste serioze për gol, derisa kishte disa momente kontroverse.

Kai Havertz ishte afër përjashtimit nga dueli, pasi kishte një duel të ashpër me lojtarin e Newcastles, por VAR-i e vendosi se ishte ndërhyrje për kartonë të verdhë dhe jo të kuq.

Në 45 minutat e dytë, Chelsea ishte më kërkuese dhe doli disa herë para portës mysafire.

Ishte minuta e 64-të kur The Blues kërkuan penallti, por VAR-i sinjalizoi se aty nuk kishte të bënte me ndërhyje të ashpër.

Kai Havertz (77’) kishte shansin që të zhbllokonte përballjen, por Martin Dubravka bëri një pritje fantastike.

Gjermani ia doli fare në fund që të shpëntonte Chelsean me tre pikë të arta, duke realizua golin e vetëm të takimit në minutën e 90-të.

Pas javës së 28-të, Chelsea gjendet në vendin e tretë me 59 pikë, gjersa në xhiron e 29-të do të takohet me Brentfordin. /Telegrafin/

Standings provided by SofaScore LiveScore
Exit mobile version