Telegrafi

Chelsea merr fitore spektakolare si mysafir i Manchester Cityt

Chelsea e ka mposhtur Manchester Cityn me rezultat 2-1 në kuadër të javës së 35-të në Ligën Premier

Citizens e filluan më mirë takimin, duke rrezikuar me anë të Benjamin Mendyt në minutën e tetë, mirëpo goditja e tij përfundoi jashtë porte.

Më pas The Blues arritën të shënonin me anë të Timo Wernerit (32′), por që jo u anulua për shkak të pozitës jashtë loje.

Raheem Sterling rrezikoi portën e mysafirëve pas vetëm tre minutash, mirëpo Eduard Mendy bëri një pritje brilante.

Por, anësori anglez përfitoi në minutën e 44-të, duke shënuar në portën e Chelseat nga një kundërsulm i bukur.

City përveç që shënoi golin e parë, kishte shansin të shënonte edhe të dytin nga penalltia e fituar nga Gabirel Jesus, nga një ndërhyrje e Billy Gilmour.

Por, Sergio Aguero në stilin panenka në minutën e 45+3′ dështoi të shënonte përballë Mendyt që e kapi topin me lehtësi.

45 minutat e dytë ishin të dominuar nga The Blues që arritën të shënonin golin e barazimit, por edhe që krijuan më shumë raste për gol.

Ishte minuta e 63-të kur Hakim Ziyech pranoi një asistim nga Cesar Azpilicueta, për të shënuar për 1-1.

Më pas blutë shënuan një gol të bukur nëpërmjet Timo Wernerit që kaloi edhe portierin Ederson, por që gjyqtari e anuloi për pozitë jashtëloje.

Një gjë e tillë ndodhi edhe në minutën e 82-të, kur Callum Hudson-Odoi shënoi në portën e Cityt nga një asistim i Reece James, por edhe kjo u anulua për pozitë jashtëloje.

Skuadra që drejtohet nga Thomas Tuchel nuk u dërozua deri në fund dhe e pëmbysën rezultatin në 2-1 me golin e shënuar nga Marcos Alonso në minutën e 90+2, me një asistim të sulmuesit gjerman

Pas javës së 35-të, Manchester City është lider i padiskutueshëm me 80 pikë, gjersa Chelsea është ngjitur në të tretin me me 64 pikë. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore