Chelsea ka triumfuar 2-1 në udhëtim te Brightoni në kuadër të javës së 37-të në Ligën Premier.
Blutë ishin dominues në këtë takim, duke arritur të marrin tri pikë që i vënë një hap në garat evropiane (Ligën e Evropës ose atë të Konferencës).
Pas 34 minutash lojë, Chelsea kaloi në epërsi me një gol të bukur nga Cole Palmer, që u asistua prej Marc Cucurellas.
Cole Palmer in all competitions : 27 goals, 14 assists. 41 G/A 💫 🔥, an individual season we haven’t seen in years at Chelsea, crazy levels #CFC #BHACHE pic.twitter.com/Fp1AoTsqfD
— Noyon⭐ (@itsNayon123) May 15, 2024
Me kaq edhe përfundoi pjesa e parë, ndërsa edhe 45 minutat e dytë ishin për skuadrën londineze, por që në fund ishin nën presion të madh.
https://twitter.com/centregoals/status/1790838833539391650
Malo Gusto e gjeti në mënyrë perfekte Christopher Nkunkun, që realizoi me lehtësi për 2-0 në minutën e 64-të.
Danny Welbeck realizoi për 2-1 në minutën e 90+8-të, duke bërë që Blutë të këndelleshin dhe të luanin më fort në mbrojtje nga dy minutat e mbetur të kohës shtesë, për të ruajtur rezultatin.
Chelsea me këtë fitore është ngjitur në vendin e gjashtë me 60 pikë, ndërsa në xhiron e fundit takohet me Bournemouthin. /Telegrafi/