Telegrafi

Chelsea merr fitore komode në udhëtim te Newcastle

Foto: Chelsea FC/Twitter

Chelsea ka fituar 2-0 në udhëtim te Newcastle United në kuadër të javës së nëntë në Ligën Premier.

Pas vetëm dhjetë minutash lojë në ‘St.James Park’, The Blues kaluan në epërsi fal një auto-goli të realizuar nga Federico Fernandez.

Skuadra e drejtuar nga Frank Lampard mori tërësisht iniciativën dhe rrezikuan më pas me anë të Tammy Abraham dhe Timo Werner, por rezultati mbeti i pandryshuar.

Në pjesën e dytë, Chelsea ishte edhe më kërkuese dhe arriti të realizonte edhe një gol.

Me një aksion të bukur të filluar nga sulmuesi gjerman, Abraham përfitoi një asistim të bukur në minutën e 65-të, për të shënuar golin e dytë të takimit.

Skuadra londineze shënoi edhe golin e tretë me anë të Werner (76’), mirëpo ajo u anulua nga VAR për shkak të pozitës jashtë loje.

Mason Mount kishte një mundësi të mirë tre minuta më vonë, por që goditja e tij përfundoi jashtë porte.

Pas javës së nëntë, Chelsea është ngjitur në krye të tabelës me 18 pikë, po aq sa ka edhe Leicesteri, derisa në javën e dhjetë do të takohen me Tottenhamin. /Telegrafi/