Chelsea ka marrë fitore të vështirë, por shumë të rëndësishme ndaj Leeds United 3-2.
Londinezët u rikthyen te fitoret në Ligën Premier pas humbjes javën e kaluar në derbi nga West Ham United.
Mysafirët ishin të parët që kaluan në epërsi, kur realizoi braziliani Raphinha për 0-1.
Megjithatë mesfushori anglez, Mason Mount u përkujdes për ta barazuar rezultatin në 1-1 me një gol të bukur në minutën e 42-të.
First time. Bang. 💥#CheLee pic.twitter.com/Dni9BadPzb
— Chelsea FC (@ChelseaFC) December 11, 2021
Vendasit morën epërsinë në pjesën e dytë, kur italiani Jorginho realizoi nga penalltia për 2-1.
Mirëpo mysafirët nuk u dorëzuan dhe shtatë minuta para fundit barazuan gjithçka me Gelhardt.
Back out for more football!
💙 1-1 ⚪️ [46’] #CheLee pic.twitter.com/KXqPfeUTK8
— Chelsea FC (@ChelseaFC) December 11, 2021
Kur u mendua se ndeshja do të mbyllej baras, Chelsea fitoi një tjetër penallti të cilën e shënoi përsëri Jorginho për 3-2.
Me këtë fitore Chelsea vazhdon të mbetet në vendin e dytë në tabelë me 37 pikë, një më pak se lideri Man City. /Telegrafi/